Udhëheqësit e BE-së bien dakord për postet kryesore

Prishtinë | 28 Qer 2024 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Ursula von der Leyen, Antonio Costa dhe Kaja Kallas janë supozuar se do të udhëheqin Bashkimin Evropian në pesë vitet e ardhshme.

27 liderët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për udhëheqjen politike të bllokut për pesë vitet e ardhshme: Ursula von der Leyen si presidente e Komisionit Evropian, Antonio Costa si president i Këshillit Evropian dhe Kaja Kallas si Përfaqësuese e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.

Udhëheqësit miratuan gjithashtu të enjten Agjendën Strategjike, një dokument me ambicie të gjera që synon të drejtojë punën e ardhshme të tre të emëruarve.

Nominimet e Von der Leyen dhe Kallas nuk janë përfundimtare dhe ende kërkojnë konfirmim nga Parlamenti Evropian.

Costa, një ish-kryeministër i Portugalisë, zgjidhet automatikisht. Ai do të marrë detyrën më 1 dhjetor, Euronews.com.

Të ngjashme