Sot udhëton për në Hagë shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimit.
Selimit mbrëmë iu është konfirmuar aktakuza nga Specialja, e lajmin ai e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook.
Pavarësisht kësaj, ai ka vendosur që të mos i anulojë homazhet te varri i Astrit Deharit, në katër vjetorin e vdekjes së tij.
Prindërit e aktivistit të ndjerë të LVV-së e kanë pasur një porosi për Selimin para nisjes së tij.
Për ta, nuk është rastësi që Selimi po niset drejt Hagës në ditën kur djali i tyre e ka përvjetorin e katërt të vdekjes.
“Ju pritë e mbara, kjo ditë dyfish do të jetë, do ta kujtojmë gjithë si përvjetor të Astrit dhe shkuarjen tënde. Nuk është e paqëllimtë kjo”, kanë thënë ata