Katër vjet më parë, në prag të Kupës së Botës në Brazil, Gabriel Jesús pikturonte rrugëve të “Jardim Peri”, një nga lagjet më të rrezikshme në Brazil, në veri të Sao Paulos.
Sot, në të njëjtën lagje, mbretëron një murale e madhe 34 metra, me fytyrën e tij, falë parave të vendosura nga një prej sponsorëve të sulmuesit të Manchester City.
Imazhi i zgjedhur dhe ekzekutuar nga shokët e tij, me të cilët ndante të njëjtën furçë vetëm katër vjet më parë.
Në foton morale është i njëjti, me të cilin feston golat e tij: thirrje telefonike drejt nënës. Gabriel Jesús është rritur në këtë lagje, është braziliani tipik i dalë nga rruga.
Në këtë rast, nga rrugët më të rrezikshme në të gjithë Sao Paulo. Ai kurrë nuk e takoi babanë e vet. Ishte nëna e tij, Lucia Vera, që u mor me rritjen e tre fëmijëve. Gabriel ishte më i vogli dhe më i nevrikosuri, sepse e kalonte tërë kohën me top në këmbë, në rrugët e pjerrëta të “Jardim”. Një djalosh i varfër me 10 në anën e pasme të fanellës, duke ëndërruar të ishte futbollist.
Ëndërr më shumë se e përmbushur sot. Të dielën, Gabriel Jesus, lojtari më i ri i 23-shes së trajnerit Tite, do të kërcejë në fushë për të luajtur Botërorin e tij të parë me numrin 9 në shpinë, të idhullit të tij më të madh: Ronaldo Nazario.
“Ai është futbollisti që më kujton të kaluarën time si sulmues, që bën ndryshimin dhe do të jetë shumë i rëndësishëm për Brazilin në këtë Kupë Botërore, – siguroi këtë javë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Kupave të Botës. – Ka bërë shumë përparim te Manchester City”.
Pasi u shpall kampion në Premier League, sfida e tij e radhës është Botërori i Rusisë. Konkurrenca ku vetëm katër vite më parë zbukuronte muret me dorë, ndërsa tani është skalitur në zemrat e tifozëve brazilianë, si në muralen në lagjen e tij në Sao Paulo.
Me Brazilin ai tashmë ka shënuar 9 gola, pasi ka luajtur 17 ndeshje.