Udhëtonte me traget, shqiptari kapet me 4 kilogramë heroinë në Greqi

Prishtinë | 04 Tet 2019 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia greke.

Mediat greke shkruajnë se pas një kontrolli të kryer ndaj 21-vjeçarit shqiptar, në tragetin e linjës Pire-Rodho, me ndihmën e qenit antidrogë, u gjetën dhe më pas u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 kg heroinë e ndarë në 8 pako.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e lidhjeve të shqiptarit me persona të tjerë. Ende nuk ka një pistë të qartë për atë se ku po heton policia greke. Gjithashtu atij iu gjet edhe një telefon celular dhe një një sasi e vogël parash, raporton Lapsi.al.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme