Interi është mposhtur në udhëtim nga Udinese me rezultat 3:1, në kuadër të javës së shtatë në Serie A.
Zikaltrit e nisën mjaft mirë takimin, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e pestë, kur Barella shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 22-të, kur Skriniar shënoi autogol, shkruan Gazeta Express.
Në minutën e 85-të, Bijol shënoi për 2:1 pas asistimit nga Deulofeu.
Kurse krejt në minutat shtesë, Arslan shënoi edhe një herë për vendasit për epilogun e këtij takimi
Me këtë fitore, Udinese ngjitet në vendin e parë përkohësisht me 16 pikë të grumbulluara.
Në anën tjetër, Interi mbetet i gjashti me 12 sosh.