UEFA ka dalë me vendimin final për ndeshjen mes Belgjikës dhe Suedisë, e cila ishte ndërprerë pas përfundimit të pjesës së parë si rezultat i sulmit terrorist që ndodhi në Bruksel, ku u vranë dy tifozë suedezë.
UEFA sot e publikoi vendimin për këtë ndeshje, e cila në ato momente ishte baras, 1:1, shkruan “Gazeta Express”.
Por, ekipet nuk kanë më nevojë ta luajnë pjesën e dytë pasi loja merr fund këtu, me dy ekipet që do ta marrin nga një pikë dhe që janë pajtuar me vendimin.
Kjo lojë, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024 nuk kishte peshë të madhe pasi belgët e kanë siguruar kualifikimin në Evropian, kurse suedezët nuk kanë gjasa për kualifikim. /Gazeta Express/