Një tifoz i Burnleyt që vrapoi nga stadiumi i skuadrës së tij, “Turf Moor”, për në stadiumet ku skuadra e tij luajti si mysafir në Premier League stinorin e kaluar, do të nderohet nga UEFA të enjten në Monako.
Tifozi ka bërë këtë veprim për të mbledhur para për bamirësi, ndërsa do të nderohet nga Konfederata Evropiane e Futbollit gjatë hedhjes së shortit për fazën grupore të Ligës së Kampionëve, transmeton Koha Ditore shkrimin e Reuters.
Derisa asnjë lojtar i Premier Leagues së Anglisë nuk vrapoi më tepër se 450 kilometra në fushë në stinorin 2018\19, Scott Cunliffe vrapoi afro 5000 kilometra si pjesë e “RunAway Challenge”, iniciativë me të cilën mblodhi 60 mijë euro për organizata të ndryshme bamirësie.
Cunliffe tash do të ketë mundësi të qëndrojë përkrah emrave si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo e Virgil van Dijk, që janë në listë të ngushtë për zgjedhje të lojtarit më të mirë të vitit nga UEFA.
Atij i është dhënë çmimi “EqualGame Award” nga UEFA, çmim të cilin do ta marrë edhe skuadra e Bundesligës gjermane Borussia Dortmund për luftën kundër racizmit.