UEFA ka publikuar dje listën e skuadrave më të mira të futbollit në Evropë,
Sipas kësaj liste, skuadra më e mirë kosovare është FC Drita, e cila ka 3 mijë e 500 pikë dhe gjendet në pozitën e 296-të.
Pas Dritës, ekipi i dytë kosovar më i mirë është FC Prishtina me 2 mijë e 250 pikë e cila pozicionohet në vendin e 356-të.
Ekipi i tretë më i mirë nga Kosova është KF Feronikeli me 1 mijë e 500 pikë dhe gjendet në vendin e 387-të.
Gjilani dhe Trepça 89 gjenden në pozitat 413 dhe 414. “Skifterat” kanë 1 mijë pikë, kurse “Minatorët” kanë 500 pikë