UEFA e gatshme të shtyjë datën përfundimtare për dorëzimin e planeve të rifillimit nga ligat

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

UEFA ka caktuar 25 majin si datë përfundimtare për ligat që të dorëzojnë planet të detajuara se si planifikojnë të rifillojnë stinorin apo vendimin për anulim të stinorit. Mirëpo, krerët e shtëpisë evropiane të futbollit janë të gatshëm ta shtyjnë afatin nëse Premier Leagues së Anglisë i duhet më tepër kohë për planin e rifillimit, shkruan “Daily Mail”.

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar {eferin, në një letër dërguar federatave muajin e kaluar, ka kërkuar që të dorëzohet plani i detajuar për rifillimin e kampionatit deri më 25 maj.

Por, “Projekti Rifillimi” i Premier Leagues nuk ka bërë ndonjë hap të madh para pas takimit të krerëve të klubeve të hënën. Po ka shqetësime se mund të humbet ky afat.

Klubet angleze pritet të votojnë përfundimisht për rifillimin të hënën, ndërsa qeveria britanike dje ka publikuar planin e lehtësimit të masave kufizuese, ku thuhet se sportet mund të rifillojnë nga 1 qershori, por pa shikues.

UEFA është e vetëdijshme për këtë situatë dhe nuk mendon të bëjë presion shtesë, kështu që do ta shtyjë datën përfundimtare derisa të përgatitet plani.

Të ngjashme