Viti 2020-a do të jetë më i rëndësishëm i futbollit evropian, ai i edicionit special i Kampionatit Evropian.
Finalet e këtij kompeticioni, do të zhvillohen në 12 shtete të ndryshme të kontinentit të vjetër.
Faqja zyrtare e UEFA-së ka pyetur se ku do të shikoni ndeshjet e Euro 2020.
Por shtëpia evropiane e futbollit ka harruar se Kosova nuk është pjesë e Serbisë dhe tashmë ka Pavarësinë dhe është anëtare edhe saj.
Ata nuk e kanë ndarë Kosovën nga harta e Serbisë, duke bërë një skandal të radhës, shkruan Indeksonline.