Komiteti Ekzekutiv i UEFA u takua sot dhe unanimisht mori disa vendimet në lidhje me ndeshjet e Kampionatit Evropian, apo EURO 2020, që do të zhvillohet në verë, por edhe për Finalet e Ligës së Kombeve.
UEFA ka marr vendim që të lejojë përdorimin e deri në pesë zëvendësimeve në ndeshjet e EURO 2020 dhe në Finalet e Ligës së Kombeve.
Një tjetër vendim i rëndësishëm që është marr nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është rishikimi i vendimit të 1 tetorit 2020 me të cilin lejoi kthimin e spektatorëve në ndeshjet e UEFA-s deri në 30% të kapacitetit.
Komiteti vendosi që të heq këtë kufizim, por mbetet në autoritetin e 55 shoqatave anëtarëve të UEFA-s dhe autoriteteve vendore që merren me trajtimin e pandemisë.
Në të njëjtën kohë do të hiqet ndalimi për spektatorët që marrin pjesë në ndeshjet e futsallit.