Përmes një njoftimi, UEFA cilësoi festimet e shqiptarëve anë e mbanë botës si diçka historike, duke thënë se tifozët kuq e zi mbuluan qytetin e Lyon’it me flamuj kuq e zi, kënga e të cilëve dëgjohej gjithandej.
Shqiptarët anë e mbanë botës iu gëzuan kësaj fitoreje historike, duke u bërë kështu tema e ditës në gjithë botën.
Tifozët kuq e zi mbrëmë kishin pushtuar rrugët e Lyon’it duke e shndërruar qytetin në ngjyrat kuq e zi. Lyon gjithmonë do të jetë i shqiptarëve, shkruan UEFA në faqen e saj zyrtarë.