Ekonomia Online
FUNDIT

UEFA në bisedime me Lincolnin dhe Prishtinën rreth fatit të ndeshjes

UEFA në bisedime me Lincolnin dhe Prishtinën rreth fatit të ndeshjes

UEFA është në bisedime me Prishtinën dhe Lincoln Red Imps për të përcaktuar fatin e ndeshjes. Sipas asaj që raporton mediumi GBC News, zyrtarë të UEFA-s janë në bisedime me ata të dy skuadrave, në mënyrë që të sqarohet se çfarë ka ndodhur. Një burim i afërt i mediumit me Prishtinën i ka konfirmuar se […]

UEFA është në bisedime me Prishtinën dhe Lincoln Red Imps për të përcaktuar fatin e ndeshjes.

Sipas asaj që raporton mediumi GBC News, zyrtarë të UEFA-s janë në bisedime me ata të dy skuadrave, në mënyrë që të sqarohet se çfarë ka ndodhur.

Një burim i afërt i mediumit me Prishtinën i ka konfirmuar se klubi kosovar nuk ka lojtarë të mjaftueshëm për të zhvilluar takimin.

Duket se UEFA do të marrë vendim që ndeshja të përfundohet me rezultat 3-0, në mënyrë që situata të mos eskalojë.

Kujtojmë se Leart Emini, Ardit Nika, Kushtrim Gashi, Perparim Osmani, Adem Maliqi, Mërgim Boshnjaku, Arbnor Muja dhe Ardian Muja, janë të infektuar me Coronavirus./ Telegrafi

Të ngjashme