Federata Evropiane e Futbollit ka filluar hetimet lidhur me pretendimet se mbështetësit e ekipit të Chelsea-it, kanë përdorur fjalor anti-semit në thirrjet e tyre gjatë ndeshjes në grupin e Ligës së Evropës kundër ekipit të Vidi FC në Budapest, të zhvilluar javën e kaluar, njoftoi organi udhëheqës i futbollit evropian.
Raportet në mediat britanike thanë se disa tifozë të Chelseat u dëgjuan duke kënduar në këngë për Barcelonën, Real Madridin dhe Tottenham Hotspurin e përcjellur me thirrje anti-semite, gjatë ndeshjes në Hungari.
Klubi tha se çdo tifoz që shpallet fajtor për racizëm do të përballet me veprimet më të fuqishme të mundshme.
UEFA tha se kishte nisur një hetim kundër Chelsea-t sipas nenit 31 (4) të rregullave të tyre disiplinore, raporton Reuters.