UEFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj Lazios për shkak të pretendimeve për sjelljeve raciste nga tifozët e klubit italian në ndeshjen e javës së kaluar kundër Stade Rennais.
Lazio e përmbysi rezultatin në fitoren me rezultat 2:1 kundër Rennes në kuadër të Ligës së Evropës, mirëpo problemet në fushën e lojës ia larguan shkëlqimin ndeshjes.
Kjo pasi që shtëpia e futbollit evropian, UEFA, pretendon se tifozët e Lazios në tribuna bërë thirrje raciste ndaj futbollistëve të klubit francez.
Klubi kryeqytetas e ka një historik të incidenteve të tilla në ndeshjet e garave evropiane, mirëpo edhe në ndeshjet vendore. Presidenti i klubit, Claudio Lotito, javën e kaluar i kritikua për deklaratat e tij ku iu referua lëkurës së njerëzve të bardhe si “lëkura normale”.
“Thirrjet “buuu” nuk korrespondojnë gjithmonë me veprime raciste apo diskriminuese. Unë e mbaj mend se kur isha i vogël, shume njerëzit që nuk ishin me ngjyrë, që ishin normalë, me lëkurë të bardhë, fishkëlleheshin nga lojtarët e tjerë për t’i dekurajuar në tentimet për të shënuar gol”, tha Lotito.
“Duhet të interpretohet në mënyrën e duhur. Ne kemi shumë lojtarë me ngjyrë, unë nuk mendoj se Lazio e bën dallimin mes ngjyrave të lëkurës. Sjellja e klubit nga ky këndvështrim është e duhura në sytë e të gjithëve”.
Trupi Disiplinor, Etik dhe Kontrollues i UEFA-s do ta bëjë të ditur vendimin përfundimtar për dënimin e Lazios më 17 tetor.