Gjykata e Madridit i ka bërë pyetje Gjykatës Evropaine lidhur me ligjshmërinë e Superligës Evropiane.
Gjykata tani duhet të jape interpretimin e ligjeve në këtë procedure se a është legjitime krijimi i Superligës apo jo.
Gjykata gjithshtu do të tregojë nëse UEFA dhe FIFA kanë abuzuar me pozicionin e tyre dominues në kontrollimin e të drejtave televizive dhe organizimin e kompeticioneve.
UEFA doli me një njoftim në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter duke thënë se do ta mbrojnë fuqishëm pozicionin e saj.
“UEFA e ka dërguar vendimin e tyre në Gjykatë Evropiane të Drejtësisë për anëtaret e Superligës Evropiane edhe për ato nëntë klube që u tërhoqën. UEFA është e sigurt në pozicionin e saj dhe do ta mbrojë atë me forcë”, thuhet në njoftim.