UEFA për rastin e Superligës: Do ta mbrojmë fuqishëm pozicionin tonë

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Gjykata e Madridit i ka bërë pyetje Gjykatës Evropaine lidhur me ligjshmërinë e Superligës Evropiane.

Gjykata tani duhet të jape interpretimin e ligjeve në këtë procedure se a është legjitime krijimi i Superligës apo jo.

Gjykata gjithshtu do të tregojë nëse UEFA dhe FIFA kanë abuzuar me pozicionin e tyre dominues në kontrollimin e të drejtave televizive dhe organizimin e kompeticioneve.

UEFA doli me një njoftim në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter duke thënë se do ta mbrojnë fuqishëm pozicionin e saj.

“UEFA e ka dërguar vendimin e tyre në Gjykatë Evropiane të Drejtësisë për anëtaret e Superligës Evropiane edhe për ato nëntë klube që u tërhoqën. UEFA është e sigurt në pozicionin e saj dhe do ta mbrojë atë me forcë”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme