Federata Evropiane e Futbollit i ka dhënë një dënim të rëndë skuadrës së Partizanit të Beogradit.
UEFA ka ndaluar klubin serb nga pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve dhe Europa League nga edicioni i ardhshëm i kualifikimeve.
Agjencia e lajmeve “AP” ka bërë të ditur se Partizani ka rreth 2 468 000 euro borxhe të pambuluara deri në shtator të vitit 2016.
Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Milos Vazura, ka theksuar se ndëshkimi nga UEFA është me kusht dhe nëse paguhet borxhi, dënimi nuk do të jetë aktiv.