UEFA zyrtarisht ka pezulluar procedurat kundër Milanit rreth “Fair play-it financiar” derisa të ketë një vendim final nga CAS-i.
Kjo nënkupton se Rossonerët nuk do të përjashtohen nga garat evropiane, dhe gjithashtu kjo mund të ndryshojë edhe vendimin final, transmeton Koha.net.
“Pezullimi i procedurave do të jetë në fuqi derisa të ketë një zgjidhje të rastit në CAS”, thuhet në deklaratën e UEFA-s.
Milani është kualifikuar në Ligën e Evropës, por nëse përjashtohet atëherë vendin e saj do ta marrë Torino.