UEFA vendos për datën e finales së Ligës së Kampionëve

Prishtinë | 18 Pri 2020 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Pas shumë spekulimeve dhe paqartësive, më në fund ka një datë për finalen e Ligës së Kampionëve.

UEFA ka përcaktuar në parim që ndeshja për trofeun më të rëndësishëm kontinental do të luhet të shtunën e 29 gushtit. Dueli për titullin evropian do të zhvillohet, ashtu siç ishte parashikuar, në stadiumin “Ataturk” të Stambollit.

Vullneti i UEFA-s është që turneu të luhet deri në fund, edhe pse mbetet ende e paqartë formula. Një opsion është zhvillimi i ndeshjeve teke në çerekfinale dhe një mini-turne me katër finaliste, për të nxjerrë fituesin.

Gjithsesi, çdo gjë do të varet nga zhvillimet që lidhen me pandeminë globale, Covid-19.

Synimi është që skuadrat të kthehen në fushë, të paktën deri në fund të qershorit, ose në fillim të gushtit, në mënyrë që finalja të zhvillohet përpara muajit shtator.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme