UEFA zvogëlon dënimin për Neymarin

Prishtinë | 17 Sht 2019 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Paris Saint-Germian ka marrë një lajm fantastik nga UEFA, pasi këta të fundit e kanë zvogëluar dënimin për Neymarin.

Sulmuesi brazilian ishte dënuar nga shtëpia e futbollit evropian me tri ndeshje mos lojë shkaku që i kishte komentuar vendimet e gjyqtarit në eliminimin e tyre nga Liga e Kampionëve në sezonin e kaluar.

Lojtari 27-vjeçar në atë ndeshje nuk ishte paraqitur shkaku i lëndimit që kishte pësuar, mirëpo nga stadiumi i kishte komentuar vendimet e gjyqtarit.

Por, UEFA ka marrë vendim që ta ulë dënimin e Neymarit nga tri ndeshje në dy, por që nuk do të mund të luajë nesër mbrëma ndaj Real Madridit.

Braziliani pritet të rikthehet te PSG-ja më 22 tetor në kuadër të Ligës së Kampionëve, atëherë kur përballen me Club Bruggen.

Të ngjashme