UHZ do të organizojë Universitetin e 2-të Ndërkombëtar Veror “UNISUM”

Prishtinë | 22 Qer 2023 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, në vazhdimësinë e përpjekjeve për të krijuar një mjedis të pasur në arsim dhe kulturë, do të organizojë Universitetin Veror.

Universiteti i 2-të Ndërkombëtar Veror UNISUM në Pejë, do të mbahet nga 8 – 21 korrik. Ky aktivitet ishte i hapur për studentë nga gjithë bota.

Studentët vijnë nga vende të ndryshme, të interesuar për të përjetuar eksperienca të reja dhe për të zgjeruar njohuritë e tyre. Ata kanë mundësinë të hapnin horizonte të reja, të zbulojnë mundësi dhe sfida të reja brenda një gamë të gjerë të kurseve ofruar nga stafi mësimdhënës kombëtar dhe ndërkombëtar.

Kjo u ofron studentëve mundësinë për të zgjeruar njohuritë e tyre në fusha të ndryshme të interesit dhe për të krijuar kontakte të reja me studentë dhe pedagogë nga kultura dhe vende të ndryshme. Përmes kësaj përvoje, studentët mund të rrisin perspektivën e tyre, për të shkëmbyer idetë dhe për të krijuar lidhje ndërkombëtare që do t’i ndihmojnë në zhvillimin e tyre personal dhe profesional.

Universiteti Haxhi Zeka vazhdon të investoj në organizimin e këtij lloji aktiviteti, duke e parë rëndësinë e arritjeve të studentëve dhe nevojën e tyre për të përjetuar përvoja të pasura dhe frymëzuese. UNISUM-i ndihmon në promovimin e diversitetit kulturor dhe intelektual, duke kontribuar në zhvillimin e studentëve dhe në përmirësimin e cilësisë së arsimit.

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë (UHZ) është Institucion i Arsimit të Lartë (IAL) me një histori të hershme dhe të rëndësishme. Themelimi i tij daton 11 vite më parë dhe që nga ajo kohë ka bërë përparim të madh në fushën e arsimit dhe zhvillimit të akademikëve në Kosovë. Institucioni ka një rrënjë të fortë në Ish-Shkollën e Mesme Komerciale, e cila u themelua në vitin 1960. Ky institucion u shndërrua më vonë në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara në Biznes (FSHAB). FSHAB ishte pjesë e Universitetit të Prishtinës (UP). Mision i këtij universiteti është të transferoj njohuri akademike dhe të ndihmoj studentët të avancojnë në tregun e punës. Përmes kurrikulës së integruar UHZ synon të zhvilloj potencialin e studentëve dhe t’i përgatit ata për sfidat e tregut të punës. Këtë synon ta arrijë duke u përqendruar gjithashtu në kërkimin shkencor, veprimtarinë artistike dhe ndërkombëtarizim. Nëpërmjet këtyre përpjekjeve, universiteti synon të kontribuoj në zhvillimin ekonomik të rajonit të Pejës dhe të Kosovës në përgjithësi.

Në UHZ, studentët përfitojnë nga një ambient i përshtatshëm për të zhvilluar potencialet e tyre. Me stafin e kualifikuar dhe të përkushtuar, sigurohet mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore. UHZ investon në infrastrukturën e tij për të ofruar mjedisin ideal për mësim dhe hulumtim. Sallat janë të pajisura me teknologji të reja, laboratorë modernë dhe biblioteka me burime të shumta. Të gjitha këto ofrojnë resurse të nevojshme për studentët për të mësuar dhe zhvilluar njohuritë e tyre në mënyrë të avancuar. Stafi akademik me përvojë dhe të angazhuar për punë është gjithmonë në dispozicion për të ndihmuar dhe udhëzuar studentët në rrugën drejt suksesit.

Ky universitet është një vend i cili ofron mundësi të shkëlqyera për studentët të përparojnë në rrugën e tyre akademike. Po ashtu, të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të ndërtojnë një karrierë të suksesshme. Me përqendrimin në cilësi, inovacion dhe përkrahje individuale, është një zgjedhje e shkëlqyeshme për ata që dëshirojnë të ndërtojnë një të ardhme të ndritur në botën e arsimit dhe profesionit.

Rektori i UHZ-së, Prof. Dr. Armand Krasniqi po përmbush një rol të rëndësishëm në udhëheqjen e punës së universitetit. Qasja e menaxhmentit aktual fokusohet me “Studentin në qendër”. Pra, studenti vendoset në qendër të të gjitha proceseve që zhvillohen në kuadër të UHZ-së. Rektori ka vënë theksin në përmirësimin e standardeve akademike, rritjen e cilësisë në arsim, rritjen e kualifikimeve të stafit akademik, sigurimin e një infrastrukture moderne dhe të avancuar dhe të ngjashme.

Programet e studimit

Universiteti Haxhi Zeka në Pejë si një IAL ka një vëmendje të veçantë ndaj zhvillimit të aftësive dhe njohurive të studentëve. Qëllimi kryesor i këtij universitetit është të ofroj një mjedis të përshtatshëm për rritjen dhe arritjen e suksesshme të studentëve në aspektin akademik dhe në karrierën e tyre të ardhshme.

Për të siguruar sukses për studentët, Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë ofron programe të studimit në dy nivele:

  1. Bachelor dhe
  2. Master.

Kjo i jep studentëve mundësinë për të zgjedhur fushën e studimit që u intereson dhe për t’u specializuar në fushën e tyre të interesit. UHZ organizohet në pesë njësi akademike apo fakultete, të cilat ofrojnë programe të studimit të diversifikuara dhe cilësore. Në kuadër të tyre përfshihen:

  1. Fakulteti i Biznesit,
  2. Fakulteti Juridik,
  3. Fakulteti i Menaxhimit në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis,
  4. Fakulteti i Agrobiznesit dhe
  5. Fakulteti e Arteve.

Fakulteti i Biznesit (FB)

Fakulteti i Biznesit operon në disa programe studimi në nivelin bachelor si:

Menaxhim Biznesi (gjuhë shqipe dhe gjuhë boshnjake) – është program i studimeve themelore që ofron edukim profesional në këtë fushë të rëndësishme të studimit. Është një program studimor i nivelit të lartë i projektuar për të siguruar një njohuri të plotë në Menaxhim Biznesi. Programi ofron lidhshmëri mes teorisë dhe praktikave. Pra, ofron bazë solide për diversitetin e udhëheqjes së biznesit. 

Modulet e specializimit në nivelin bachelor:

  1. Administrim Biznesi (AB),
  2. Banka dhe Financa (BF) dhe
  3. Kontabilitet dhe auditim (KA).

Teknologji Informacioni në Biznes dhe Ekonomi – ofron mundësi akademike të mësimdhënies dhe hulumtimit bashkëkohor për studentët dhe bizneset në mënyrë që të kontribuohet në zhvillimin e regjionit të Dukagjinit dhe më gjerë duke krijuar një mjedis të digjitalizuar në frymën e ndërmarrësisë me aplikimin e TI-së që ndikon në transformim të bizneseve në kushtet e ekonomisë së bazuar në dije.

Dhe programet e studimit në nivelin master:

Menaxhim Biznesi (gjuhë shqipe dhe gjuhë boshnjake) – është program i studimeve postdiplomike që përgatit kuadro profesionale në këtë fushë përkatëse me tre modulet e specializimit:

  1. Menaxhim Biznesi (MB),
  2. Banka dhe Financa (BF) dhe
  3. Kontroll dhe Auditim (KA).

Menaxhimi i Burimeve Njerëzore – inkurajon mendimin kreativ në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore dhe të plotësojë nevojat e studentëve për njohuri teorike dhe praktike të nevojshme për zbatimin në praktikë.

Informatika në Biznes – ofron një kurrikulë të avancuar për arsimim profesional-shkencor në fushën e Informatikës në biznes. Programi përgatit studentët për të kuptuar dhe zbatuar Informatikën e biznesit në mënyrë efektive, duke i bërë ata gati për sfidat e ndryshme të mjedisit biznesor.

Fakulteti Juridik

Në kuadër të Fakultetit Juridik ofrohen programe të studimit në nivelin bachelor dhe master, përkatësisht:

Juridik i Përgjithshëm (Bachelor) – i cili ka për qëllim edukimin dhe profesionalizimin adekuat të gjeneratave të reja të juristëve të Kosovës, duke iu ofruar njohuri, përvoja dhe zhvillim të aftësive analitike, teorike dhe praktike dhe shkathtësive të domosdoshme për ushtrimin e profesionit të juristit në praktikë.

E Drejta Ndërkombëtare dhe Evropiane (Master) – qëllimi t të cilit është t’i pergatisë juristët e rinj me njohuri adekuate për t’u përballur më sfidat e sotme ligjore në rrafshin nacional dhe global.

Fakulteti i Menaxhimit në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis (FMTHM)

Programet e studimit bachelor që ofrohen në kuadër të FMTHM përfshijnë:

Menaxhim në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis – është program studimi që do të vazhdoj traditën akademike duke përgatitur student konkurrues për tregun e punës, lider të së ardhmes në fushat e menaxhimit në turizëm, hotelieri dhe mjedis, që do të kontribuojnë në zhvillimin e gjithmbarshëm të shoqërisë dhe regjionit.

Modulet e specializimit në nivelin bachelor:

  1. Menaxhim në Turizëm,
  2. Menaxhim në Hoteleri dhe
  3. Menaxhim në Mjedis.

Menaxhim në Turizëm – (gjuhë boshnjake ) – është program i dizajnuar në atë mënyrë që t’i aftësojë studentët për kryerjen e detyrave që kanë të bëjë me menaxhimin e turizmit në mjedisin lokal dhe atë ndërkombëtar.

Ndërsa programi i studimeve master është:

Menaxhim i Mjedisit – si program studimi synon të përgatisin profesionistë për menaxhimin e problematikave mjedisore, identifikimin dhe vlerësimin e tyre, zhvillimin dhe zbatimin e politikave dhe ligjeve mjedisore, zhvillimin e aftësive hulumtuese në aspektet fizike, kimike dhe biologjike të mjedisit, të kontribuojnë në zgjidhjen e problematikave mjedisore nëpërmjet arsimimit multidisciplinar dhe të zhvillojnë aftësi kritike për të gjetur zgjidhje në fushën e problemeve mjedisore.

Fakulteti i Agrobiznesit

Kjo njësi akademike funksionon me programet e nivelit bachelor:

Teknologjia e Prodhimit Bimor (TPB) – ka për mision të arsimoj specialistë në fushën e bujqësisë dhe agro-përpunimit ushqimor, duke promovuar praktikat e departamentit që të përballojnë sfidat e kohës. Këto sfida përfshijnë përdorimin e teknologjive në prodhimtarinë bimore, menaxhimin e burimeve ushqimore, zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë, mbrojtjen dhe rigjenerimin e burimeve, përdorimin racional të burimeve prodhuese, sigurimin e produkteve ekologjikisht të pastra, si dhe sigurinë ushqimore.

Agromjedis dhe Agroekologji (AA) – ka për qëllim aftësimin e kuadrove të reja shkencore dhe profesionale në fushën e agromjedisit dhe agroekologjisë, të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin e Kosovës.

Teknologji Ushqimore (TU) – ka për qëllim aftësimin e kuadrove të reja shkencore dhe profesionale në fushën e teknologjisë ushqimore.

Si dhe me programin në nivelin master:

Sistemet e Qëndrueshme të Prodhimit të Ushqimit (SQPU) – me qëllimin që të ofroj njohuri të thella dhe aftësi praktike në fushën e prodhimit të ushqimit në mënyrë të qëndrueshme.

Fakulteti i Arteve (FA)

Fakulteti i Arteve është njësi akademike që ofron mundësi studimi me programet e studimit në nivelin bachelor dhe master: Programet e studimit për nivelin bachelor janë:

Edukim në Muzikë – me qëllimi kryesor që është ngritja e cilësisë pedagogjike muzikore dhe formimi profesional i studentëve përmes të cilëve do të ngritet niveli i pedagogëve muzikor.

Edukim Artistik në Interpretim – synon ngritjen e cilësisë pedagogjike muzikore dhe formimin profesional të studentëve pas përfundimit të studimeve ushtrojnë veprimtarinë e pedagogjisë dhe artit përformues, në instrumentin që kanë përzgjedhur studentët.

Ndërsa programi i studimeve për nivelin master në kuadër të Fakultetit të Arteve është:

Edukim muzikor – bazohet në njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë studimeve universitare në fushën e Muzikës, kërkon njohuri të specializuara dhe autonomi intelektuale nga studentët. Studentët pritet të shfaqin origjinalitet në përdorimin e dijes së tyre në fushën e harmonisë, formave muzikore, dhe të kuptojnë se si dijet e tyre zhvillohen përmes hulumtimit akademik.

Mobiliteti i studentëve

Përmes programeve të shkëmbimit, studentët e UHZ-së kanë mundësinë të studiojnë në universitete të tjera prestigjioze në Evropë dhe në botë. Kjo përvojë lejon studentët të përfitojnë njohuri të reja, të zhvillojnë aftësitë e tyre akademike dhe të ndërtojnë kontakte ndërkombëtare të rëndësishme. Gjatë mobilitetit, ata njihen me sisteme të ndryshme arsimore, kultura të reja dhe mësojnë të përshtaten me mjediset e reja studimore.

Mobiliteti i studentëve të Universitetit Haxhi Zeka është organizuar në bashkëpunim me partnerët e huaj, përfshirë universitete, organizata dhe institucione të tjera arsimore. Programet e shkëmbimit ofrohen në kuadër të programit Erasmus+ dhe të projekteve të tjera ndërkombëtare. Kjo mundësi e jashtëzakonshme u jep studentëve një perspektivë globale dhe i ndihmon ata të zhvillojnë aftësi të tjera si gjuhët e huaja, bashkëpunimi ndërkulturor dhe adaptimi në mjediset e reja.

Përveç programeve të shkëmbimit, UHZ gjithashtu ofron mundësi për praktika dhe projekte studimore nëpër vendet e tjera, duke e përforcuar lidhjen midis teorisë dhe praktikës në fushat e studimit të studentëve. Kjo përvojë praktike e jashtëmbarshme u jep studentëve një avantazh të madh në tregun e punës dhe u mundëson të zhvillojnë një rrjet profesional të gjerë dhe të vlefshëm.

Për shkak të përqendrimit të UHZ-së në promovimin e mobilitetit studentor, studentët kanë mundësi të jashtëzakonshme për të krijuar një portofol të pasur me përvoja ndërkombëtare, të ndikojnë në rritjen e tyre personale dhe akademike dhe të bëhen pjesë e një komuniteti global të studentëve të suksesshëm.

Mobiliteti i studentëve në Universitetin Haxhi Zeka në Pejë është një aspekt shumë i rëndësishëm i përvojës së tyre arsimore. Institucioni promovon dhe inkurajon aktivisht mundësitë e shkëmbimit studentor brenda Evropës dhe në nivel ndërkombëtar, duke i ofruar studentëve një perspektivë të gjerë dhe të pasur kulturore.

Programet e shkëmbimit të studentëve janë një pjesë e rëndësishme e strategjisë së universitetit për të promovuar shkëmbimin e dijes dhe për të avancuar perspektivat e studentëve në një kontekst global. Përmes këtyre programeve, studentët e kanë mundësinë të studiojnë për një periudhë të caktuar në universitete të tjera të njohura në Evropë dhe më gjerë. Kjo ju lejon atyre të përfitojnë nga përvoja e studimit në një mjedis ndryshe, të zhvillojnë aftësitë e tyre akademike dhe profesionale, si dhe të zgjerojnë horizontet e tyre akademike, kulturore dhe gjuhësore.

Studenti në qendër

Rëndësia e vendosjes së studentit në qendër mbështetet në faktin se ata janë themeli i institucioneve të arsimit të lartë dhe përfaqësojnë të ardhmen e tyre. Nëse i kushtohet vëmendje dhe respekt studentëve, atëherë u jepet rëndësia e duhur që ata meritojnë. Kjo ndihmon në sigurimin e suksesit të tyre në rrugën e tyre akademike dhe profesionale.

Një ndër përfitimet e një qasjeje të tillë është se studentëve u ofrohet mundësia për t’u përgatitur për tregun e punës. Duke u siguruar që ata kanë mjetet dhe njohuritë e nevojshme për të integruar në botën e punës, atyre u jepet mundësinë për të arritur qëllimet e tyre. Suksesi në realizimin e qëllimeve të vendosura, nëpërmjet përkushtimit dhe përqendrimit të tyre, rrit nivelin e motivimit dhe ndihmon në zhvillimin e tyre në aspektet akademike, kulturore dhe sociale. Kjo kontribuon në ngritjen e nivelit të kualifikimit të studentëve dhe gjithashtu përmirëson arsimin dhe shoqërinë në përgjithësi.

Universiteti Haxhi Zeka, në përkrahje të studentëve të tij, ofron bursa dhe fonde për të siguruar lehtësira financiare gjatë studimeve. Kjo bënë më të arritshme mundësitë financiare për studentët për të studiuar dhe për të përfituar nga përvoja të vlefshme gjatë jetës studentore.

Kur studenti vendoset në qendër, atyre u jepet një vend me rëndësi të veçantë dhe kujdes, duke i inkurajuar ata të ecin përpara dhe të zhvillohen në të gjitha fushat e tyre të interesit. Në këtë mënyrë, shihen rezultatet pozitive në studentët tanë, në arsimin e tyre dhe në kontributin që ata japin për shoqërinë.

Të ngjashme