Hidratimi është një prej mënyrave më të mira për të siguruar funksion optimal të trupit, por nëse e pasuroni ujin me limon dhe xhenxhefil, atëherë në mënyrë drastike ia rritni përfitimet ujit.
Nevojat tona për ujë varen nga klima dhe niveli i aktivitetit, megjithatë një rregull i mirë është t’i konsumoni tetë gota ujë në ditë, transmeton Telegrafi.
Nëse i shtoni xhenxhefil dhe limon ujit dhe e konsumoni këtë pije rregullisht, atëherë shëndeti juaj do të përmirësohet në shumë mënyra.
Në Ayurveda, xhenxhefili përdoret si antoksidant i fuqishëm që i lufton rrezatimet e lira të cilat e shkaktojnë kancerin, është një antiseptik dhe antipezmatues natyra.
Xhenxhefili për shkak se njihet si agjent i fuqishëm antiviral, antibakterial dhe antikancer, është dëshmuar se ka aftësi t’i trajtojë sëmundjet e ndryshme, duke filluar nga aknet e problemet tjera të lëkurës, e deri te problemet me sistemin e tretjes, diabetin, e parandalon alzheimerin, demencën, humbjen e memories, depresionin etj.
Në anën tjetër, limonët janë prej pemëve më të shëndetshme në planet sepse janë të pasura me vitaminë C, fibra, kalium, kalcium, vitaminë B6, niacin, riboflavin, etj.
Nivelet e larta të acidit citrik i lehtësojnë problemet e sistemit tretës, ndërkaq vitamina C ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, osteoporozës, e përmirëson shëndetin e lëkurës, ndihmon në humbje të peshës, ndihmon në forcimin e sistemit të imunitetit, etj.
Në mënyrë që t’i gëzoni të gjitha përfitimet e limonit dhe xhenxhefilit, shtojeni një lugë çaji xhenxhefil dhe lëngun e një gjysme limoni të shtrydhur në 250ml ujë dhe konsumojeni këtë pije përgjatë ditës.
Pijes mund t’i shtoni edhe mjaltë për ta përmirësuar shijen. /Telegrafi/