Ujësjellësi tregon pse “Mati 1” ka mbetur pa ujë

Prishtinë | 10 Pri 2018 | 10:44 | Nga

Lagja “Mati 1” në Prishtinë ka mbetur pa ujë të pijshëm.

Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit, “Prishtina”, njoftojnë se kjo ka ndodhur pasi kontraktorët e kompanisë ndërtimore “Standard” kanë dëmtuar gypin furnizues, njofton Klan Kosova.

“Në afërsi të rrugës “Ndue Përlleshi” dje në orët e pasdites ka rrëshqitur dheu, me ç’rast është dëmtuar edhe gypi me diametër 250 mm, që e furnizon me ujë të pijshëm një pjesë të lagjes së lartëcekur, prandaj nuk ka ujë”.

“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit bashkë me ekipe të Komunës së Prishtinës janë në vendin e ngjarjes dhe po shiqohen të gjitha mundësitë teknike për stabilizimin e gjendjes dhe rikthimin e furnizimit me ujë të pijshëm për atë zonë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme