Ujësjellësi në Mitrovicë tregon arsyet për reduktimet në furnizimin me ujë në disa pjesë të qytetit

Prishtinë | 31 Dhj 2020 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Kompania e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar për mungesën e ujit në disa lagje të Mitrovicës.

Sipas njoftimit, mungesa e ujit të pijes në pikat e larta të qytetit të Mitrovicës ka ardhur si pasojë e reduktimit të prodhimit për shkak të turbullirës së ujit të shkaktuar nga reshjet atmosferike në 24 orët e fundit.

“Shpresojmë që reshjet të ndalen në mënyrë që prodhimi të stabilizohet, e me këtë edhe furnizimi me ujë të pijes të normalizohet”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme