Uji po e merr komplet restorantin në Klinë

Prishtinë | 08 Jan 2021 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Reshjet e vazhdueshme të shiut gjatë ditës së sotme janë duke shkaktuar vërshime dhe vështirësi qarkullimi në disa pjesë të Kosovës.

Këto reshje kanë përfshirë disa komuna si dhe fshatra të tyre, duke e bërë të pamundur qarkullimin e njerëzve si dhe veturave nëpër rrugë.

Në disa restorante të Komunës së Klinës, vërshimet kanë filluar të shkaktojnë dëme të mëdha, pasi që është ngritur niveli i ujit pranë tri restoranteve, të cilat gjenden në afërsi të lumit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme