Ujkani bëhet portieri i tretë i Torinos

Prishtinë | 30 Tet 2020 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Portieri kosovar ka përfunduar si i treti tek ekipi “Granata” pasi i dyti tash është Milinkovic-Savic, derisa Sirigu është titullar i padiskutueshëm në skuadrën italiane

Samir Ujkani nuk është më portieri i dytë i Torinos.

Portieri kosovar tash ka përfunduar si i treti.

Në fakt, në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Lecces, Torino ka vendosur për portierin e dytë: bëhet fjalë për Vanja Milinkovic-Savic, të cilit po i beson trajneri Giampaolo, shkruan “toronews.net”, përcjell “Gazeta Express”.

Madje, portieri serb pritet të mbrojë si titullar në ndeshjen e fundjavës ndaj Lazios në Serie A duke e pasur parasysh mungesën e titullarit të padiskutueshëm, Salvatore Sirigu.

Me këtë rast, përfaqësuesit kosovar i janë zvogëluar gjasat për të mbrojtur në portën e ekipit “Granata”, në sezonin e tij të dytë në këtë klub.

Pas përfundimit të këtij edicioni, ish-portieri i Palermos mund të largohet nga Torino për t’iu bashkuar ndonjë ekipi ku do të mund të paraqitej sado kudo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme