Nesër në stadiumin Letzigrund në Cyrih do të zhvillohet takimi miqësor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, i cili u organizua dhe u paralajmërua si shumë i rëndësishëm për të dyja ekipet kombëtare.
Kosova gjatë qëndrimit në Zvicër do të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore, të dielën, kurse kundërshtari pritet të konfirmohet sot ose nesër.
Para miqësores me Shqipërinë për Insportin kanë folur portieri Samir Ujkani dhe sulmuesi Atdhe Nuhiu.
Samir Ujkani ndeshjet miqësore të kësaj jave i cilëson si shumë të rëndësishme sepse lojtaret kanë nevojë që të njihen më mirë ehde midis vete edhe me trajnerin e ri, kurse ndeshjet shërbejnë edhe si përgatitje për Ligën e Kombeve.
Rreth grupit dhe garave në atë ligë, Ujkani pohon se Kosova ka gjasa të mira sepse është një ekip në rritje, për dallim nga ekipet tjera në atë garë.
Në anën tjetër sulmuesi Atdhe Nuhiu koncentrohet në disa mungesa që i ka Kosova në formacion si Celina, Kololli e Berisha, dhe pohon se ky është rasti ideal për lojtarët e tjerë, më të rinj, që të tregohen në ndeshje që do të përcillen nga numër i madh i njerëzve.