Samir Ujkani do të vijojë të jetë pjesë e Torinos edhe për sezonin e ardhshëm.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi torinez që njoftoi nëpërmjet një komunikate se ka rinovuar kontratën me 32-vjeçarin.
Portieri i Kombëtares së Kosovës, që më herët ka mbrojtur edhe ngjyrat e Shqipërisë, iu bashkua Torinos një vit më parë për të bërë zëvendësuesin e parë të Salvatore Sirigut.
Gjatë sezonit që lamë pas Ujkani pati mundësinë të luajë vetëm një herë, ku pësoi edhe 3 gola, por kjo nuk i pengoi drejtuesit e Torinos që t’i rinovojnë kontratën, natyrisht edhe me miratimin e trajnerit të sapoemëruar Marco Giampaolo.