Ujkani: Shqetësuese largimi i punëtorëve nga Kosova

Prishtinë | 09 Maj 2022 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Dita Evropës mbahet çdo vit më datën 9 maj, datë e cila përkon me Deklaratën e Schumanit, hera parë që u propozua për krijimin e Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut, paraardhësi i Bashkimit Evropian.

Drejtori i Këshillit të Investitorëve Evropian, Emrush Ujkani, tha se Kosova në aspektin e ligjeve është në anën e Bashkimi Evropian dhe kjo gjë është pozitive.

Për investimet e huaja në këtë rast ato evropiane, Ujkani tha se mungesa e stabilitetit politik dhe sundimi i rendit dhe ligjit kanë qenë probleme.

“Ka qenë problem shumë i madh ndërrimi i shpeshtë e qeverive në Kosovë për investimet e huaja, po ashtu edhe mungesa e sundimit të rendit të ligjit në Kosovë”, theksoi ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Një problem që do të jetë në Kosovë, është largimi i të rinjve nga  Kosova.

Ai ka kërkuar të ketë më pak burokraci për investitorët. “Organet qeveritare të jenë më të shpejt dhe të mos i lë njerëzit me prit, nuk do të thotë që të pranohet të gjitha kërkesat, por sot koha është më rëndësi për investitorët”, deklaroi ai.

Po ashtu sipas Ujkanit, shqetësuese largimi i punëtorëve nga Kosova dhe kjo do të ketë pasoja.

Edhe kriza e luftës në Ukrainë, ka ndryshuar qasjen për investime. “Nga informatat që e i kemi, Kosova mund të ketë interesim më të madh për investime të huaja”, theksoi ai.

Për Ditën e 9 Majit, që në Kosovë është ditë pushimi, Ujkani vlerësoi se është mirë të kemi një qasje të re për këtë dhe nuk është e arsyeshme më të kemi pushim.

Të ngjashme