Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Uka në një konferencë për media, ka thënë se Qeveria Hoti nuk e ka prioritet mësimin, dhe shkurtimi i buxhetit që është bërë për Ministrinë e Arsimit, sipas tij është një dëshmi.
Uka, ka kritikuar Qeverinë për mos fillim të viti të ri shkollor me kohë.
Ai ka kritikuar qeverinë për mos filmin e vit it të ri shkollor me kohë. Uka ka thënë se qeveria nuk e ka prioritet arsimin pasi e ka shkurtuar edhe buxhetin, raporton Ekonomia Online.
“Ky vit është i pazakontë për shkak edhe të paaftësisë së qeverisë së vendit. Kjo qeverisje kishte disa muaj kohë që të përgatitjet dhe na njoftoi për shtyrjen vetëm për disa ditë. Kjo qeverisje nuk e ka fare prioritet arsimin sepse edhe ka shkrutar buxhet për 12,5 milion euro dhe këtë coptin e arsyetuan se gjithqka është në rregull.”
“Për kaq muaj qe kishin në dispozicion për të bërë një analizë për potencialet e secilës shkollë nuk ja dolën, sepse vetëm bënë vizita në shkolla të cilat kanë qenë të pamjftueshme ka thënë Uka, raporton EO.
Ai ka thënë se ministri Likaj ka dhenë premtime të rrejshëm se gjithçka është gati për vitin e ri shkollor.
“Ministri na dha një premtim të rrejshëm se gjithçka është gati dhe ne këto pyetje dëshirojmë ti dërgojmë në interpelancë dhe aty ti shpalos të gjitha. Na kanë fol edhe për një numër prej 1000 mësimdhënës mirëpo edhe ky është një premtim.”
Kryeministri ilegal ka përzgjedhur të përuroj objekte të reja shkollore duke shkelur rekomandimet e IKS