Ukaj: Bashkësia ndërkombëtare po e privilegjon Serbinë, marsi përcaktues për marrëveshjen finale

Prishtinë | 04 Jan 2023 | 12:43 | Nga Artiona Çitaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Serbia është më e privilegjuar në raport me Kosovën nga bashkësia ndërkombëtare, po vlerëson analisti politik, Fidan Ukaj.

Ai në një prononcim për Ekonomia Online tha se përkundër të gjitha problem që po i shkaktojnë krerët e shtetit serb Aleksandar Vuçiq dhe Ivica Daçiq, Serbia po tolerohet prapëseprapë.

“Në fakt unë e them se është Serbia më e privilegjuar për arsye se në krye të Serbisë kemi një ish-ministër të propagandës së Serbisë apo Daçiqin që ka qenë po në atë kohë të Millosheviçit dhe pikërisht këta dy njerëz sot qeverisin me Serbinë edhe pse në Kosovë drejtpërsëdrejti presidenti Vuçiq është deklaruar se është pro barrikadave, prapëseprapë bashkësia ndërkombëtare i toleron”, tha Ukaj për Ekonomia Online.

Ai tha se shpreson që muaji mars të jetë vendimtar për marrëveshjen, nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare drejtuar Serbisë.

“Ne shpresojmë që muaji mars, i cili është përcaktuar edhe vet nga ndërkombëtarët që do të jetë fundi i kësaj sage të bisedimeve Kosovë-Serbi të jetë muaji që e përmbyll marrëveshjen përfundimtare sigurisht nën facilitimin dhe presionin e bashkësisë ndërkombëtare sidomos ndaj Serbisë”, tha analisti politik Ukaj.

Ai shtoi se viti 2023 e gjen Kosovën me një status të pazgjidhur, me një ekonomi jo të mirë, me inflacion dhe ikje të madhe të qytetarëve drejt vendeve të huaja.

Të ngjashme