Ukë Rugova deklarohet i pafajshëm

Prishtinë | 11 Jan 2017 | 13:23 | Nga

Në seancën fillestare të gjykimit të 20 personave për lëshimin kundërligjor të vizave italiane shenjen në këmbim të pagesës, Ukë Rugova u deklarua i pafajshëm.

Aktakuza ndaj Ukë Rugovës dhe të tjerëve nuk u lexua, por u konsiderua e tillë.

Të pafajshëm përveç Ukë Rugovës u deklaruan edhe 19 të akuzuarit tjerë.

Së bashku më Ukë Rugovën në këtë rast janë të akuzuar edhe Izet Beqiri, Florjan Petani, Qefser Baholli, Astrit Haraqija, Fitim Beqiri, Azad Beqiraj, Liridona Beqiri, Kujtim Avdyli, Ragip Gashi, Visar Beqiri, Hamza Beqiri, Azem Koskoviku, Edison Idrizaj, Beg Shaqiri, Hasan Shaqiri, Driton Voca, Valon Selimi, Fadil Ahmeti dhe Haxhi Islami.

Në gjykimin e Ukë Rugovës dhe 19 personave tjerë të akuzuar për lëshimin e paligjshëm të vizave italiane Shengen në këmbim të përfitimit material është duke u zhvilluar seanca fillestare.

Kthimi në fillim i këtij gjykimi, ndodhi pasi gjyqtari Vladimir Micula i kërkoi prokurorit Allen Cansik konkretizimin e veprimeve të të akuzuarve.

Këtë konkretizimim e kishte kërkuar gjyqtari tjetër i EULEX-it Victor Partal i cili e kreu misionin, ndërsa gjykimi i Rugovës dhe të tjerëve iu nda pastaj Vladimir Miculës.

Prokurori Allen Cansik në dhjetor të vitit të kaluar ndryshoi aktakuzën ndaj Rugovës dhe grupit të cilit prokuroria pretendon se ai e udhëhoqi, duke e zvogëluar për disa muaj periudhën kohore në të cilën të akuzuarit sipas organit të ndjekjes kryen veprimet e tyre të paligjshme. (Kallxo.com)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme