Nesër në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Ukë Rugovës dhe të tjerëve për vizat italiane Shengen.
Seanca fillestare ishte paraparë të mbahej më 24, 25 dhe 30 gusht, mirëpo pesë ditë më parë munguan pesë të akuzuar dhe kryetari i trupit gjykues e caktoi fillimin e këtij gjykimi më 30 gusht.
Së bashku më Ukë Rugovën në këtë rast janë të akuzuar edhe Izet Beqiri, Florjan Petani, Qefser Baholli, Astrit Haraqija, Fitim Beqiri, Azad Beqiraj, Liridona Beqiri, Kujtim Avdyli, Ragip Gashi, Visar Beqiri, Hamza Beqiri, Azem Koskoviku, Edison Idrizaj, Beg Shaqiri, Hasan Shaqiri, Driton Voca, Valon Selimi, Fadil Ahmeti dhe Haxhi Islami.