Djali i Presidentit Historik, Ibrahim Rugovës, Ukë Rugova ka paralajmëruar se në garën për Shef të LDK-së do të ketë më shumë se një kandidat.
Rugova ka thënë se nuk ka ndonjë të preferuar, por se për këtë do të vendos kur të hyjë brenda.
Ka thënë se gjithëmonë ka qenë pjesë e LDK-së dhe se do të vazhdojë të jetë në këtë parti. Derisa ka shtuar se do të punojnë për fuqizimin e LDK-së.
“Te shohim kur të hyjmë brenda do të vendosim. Ka qenë pjesë e garës demokratike.v Pretendimet e mia janë që të ndikojmë në fuqizimin e LDK’së. Ne gjithëmonë kemi qenë pjesë e LDK’së dhe do të vazhdojmë”, ka thënë Rugova për T7.