Ukraina paralajmëron për krizë të re energjetike

Prishtinë | 19 Pri 2017 | 13:33 | Nga

Qeveria e Ukrainës po përballet me një krizë të energjisë elektrike me mbylljen e termocentraleve të energjisë së qymyrit. Termocentrali i energjisë Slavyansk, është një nga gjashtë termocentralet e mbyllura së fundmi, me çka në vend ka vazhduar të jetë funksional vetëm një termocentral.

Qeveria ukrainase mbylli termocentralin e energjisë Slavyansk, që është një nga gjashtë burimet e energjisë termike në vend me djegie të qymyrit antracit, njoftoi të martën Ministria ukrainase e Energjisë dhe Minierave të qymyrit.

Vendi po përballet me një krizë të re të energjisë elektrike në të ardhmen e afërt për shkak të mungesës së qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike pas mbylljes së katër termocentraleve, Tripilska, Pridniprovska, Zmiyivska, Krivorizska në fillim të prillit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme