Ukraina paralajmëron se Rusia e ka ‘pothuajse të përfunduar’ ngritjen e forcave pranë kufirit

Prishtinë | 19 Jan 2022 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Ukraina ka paralajmëruar se Rusia “pothuajse e përfundoi “ndërtimin të forcave të saj që mund të përdoren për një ofensivë kundër këtij shteti, duke shtuar frikën se Moska mund ta nisë pushtimin në çdo kohë.

Sipas vlerësimit të fundit të inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës — të ndarë ekskluzivisht të martën për CNN — Rusia tani ka vendosur më shumë se 127 mijë trupa në rajon.

“Forca e plotë e grupit tokësor RF AF (Forcat e Armatosura të Federatës Ruse) në drejtimin ukrainas – ka  mbi 106 mijë personel. Së bashku me komponentin e detit dhe ajrit, numri i përgjithshëm i personelit është mbi 127 mijë ushtarakë”, thuhej në vlerësim, i cili e quajti situatën “të vështirë” dhe tha se Ukraina beson që Rusia “po përpiqet ta ndajë dhe dobësojë Bashkimin Evropian dhe NATO-n”.

Veprimet e Rusisë synojnë gjithashtu kufizimin e aftësive të Shteteve të Bashkuara, thuhet në vlerësim, “për të garantuar sigurinë në kontinentin evropian”.

Kjo vjen pasi tre raunde bisedimesh diplomatike midis Rusisë dhe Perëndimit që synonin de-përshkallëzimin e krizës nuk arritën të jepnin një zgjidhje javën e kaluar.

Zëvendëssekretarja e Shtetit e SHBA-së, Wendy Sherman deklaroi të mërkurën e kaluar se ishte e paqartë nëse Moska synonte t’i përdorte bisedimet si pretekst për të pretenduar se diplomacia nuk mund të funksionojë.

Inteligjenca ushtarake ukrainase tha se Rusia ka dislokuar trupa nga rajonet e saj qendrore dhe lindore në kufirin e saj perëndimor “në baza të përhershme”. Në fund të dhjetorit dhe në janar, Rusia ka lëvizur “stoqet e municioneve, spitalet në terren dhe shërbimet e sigurisë” në kufi, tha ajo, e cila sipas Ukrainës “konfirmon përgatitjen për operacione sulmuese”.

Vlerësimi i ri tha gjithashtu se Rusia mbështet më shumë se 35 mijë rebelë në Ukrainën lindore dhe ka rreth tremijë nga personeli i saj ushtarak i vendosur në territorin rebel. Moska mohon të ketë ndonjë forcë në Ukrainën lindore.

Aktiviteti i inteligjencës ruse kundër Ukrainës është intensifikuar gjithashtu, thuhet në vlerësim, me njësi shtesë të trafikut të radios dhe satelitit që janë vendosur pranë kufirit ukrainas dhe fluturimet e zbulimit përgjatë kufirit janë trefishuar që nga kjo kohë e vitit të kaluar.

Ushtria ukrainase tha gjithashtu se Rusia mund të përdorë armë raketore me rreze të mesme veprimi për të “shkatërruar objekte jetike”, duke vënë në dukje se “grupe taktike shtesë të raketave operative-taktike “Iskander” janë transferuar në kufi.

Sipas vlerësimit, që nga mesi i janarit, ka 36 lëshues Iskander pranë Ukrainës.

Raketat Iskander janë të afta të godasin objektiva 500-700 km larg dhe tani mund të synojnë zona përfshirë kryeqytetin Kiev, thuhet aty.

Të ngjashme