Karteli i prodhimit të naftës, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e saj arritën një vendim në takimin më parë këtë muaj për të shkurtuar prodhimin që nga muaji janar, duke rritur çmimet e naftës. Megjithatë, raportohet se Banka Qendrore e Rusisë uli parashikimin e saj të çmimeve të naftës së papërpunuar për 2019 nga 63 në 55 dollarë për fuçi falë “rritjes së shpejtë të prodhimit” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Administrata amerikane e Informacionit për Energjinë parashikon që prodhimi i naftës së papërpunuar në vend do të jetë 12.1 milionë fuçi në ditë gjatë vitit të ardhshëm, nga mesatarisht 10.9 milionë fuçi në ditë që ishin këtë vit, përcjell Telegrafi.
Nafta e papërpunuar gjatë seancës aziatike po tregtohet në nivelin 51.54 dollarë për fuçi si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.