Situata e përmbytjeve në Shkodër është drejt përmirësimit.
Kështu njoftoi mëngjesin e sotëm Ministria e Mbrojtjes, sipas të cilës niveli i ujit në krahasim me një ditë më parë, ka rënie me 30 cm.
Gjithashtu është përmirësuar situata edhe në fshatin Obot pasi ka rënë niveli i ujit.
Ministria e Mbrojtjes njofton se do të shpërndahen nga Forcat e Armatosura 6.5 tonë koncentrat dhe bar i thatë, sapo pushteti vendor të përcaktojë zonat ku duhen çuar materialet.