Kufizimi i kalorive mund të zvogëlojë rrezikun e një vdekjeje të hershme duke mbrojtur trupin nga dëmtimi i, sugjeron një studim i ri.
Studiuesit kanë arritur në përfundimin më marrja e sa më pak kalorive mban temperaturën e trupit të ulët dhe ngadalëson metabolizmin, duke e izoluar trupin nga dëmtimi i kolateralit nga proceset metabolike.
Nënproduktet e metabolizmit shkaktojnë oksidim, i cili është i lidhur me rritjen e rrezikut për prekje nga sëmundje si kanceri, diabeti dhe artriti reumatoid.
Në një nga studimet e para të tilla të kryera në njerëz, shkencëtarët në “Pennington Biomedical Research” zbuluan se ulja e kalorive me 15 për qind çoi në humbje peshe, më pak stres oksidativ dhe metabolizëm të ngadalshëm.
Metabolizmi i shpejtë ndihmon organet e të rinjve, por ndërsa plakemi, trupi ynë e transformon ushqimin në energji më ngadalë.
Pra, pas të 30-ve, fillojmë të humbim një masë të vogël të muskujve, humbja e peshës bëhet më e vështirë dhe oreksi bie.
Këto efekte nuk mund të tingëllojnë shumë magjepsëse, por një metabolizëm i ngadalshëm ndihmon në vonimin e efekteve negative të plakjes.