Ulutash viziton kampin “Novo Selo”, takon personelin e Batalionit Manovues të KFOR-it

Prishtinë | 16 Kor 2024 | 18:23 | Nga Ekonomia Online

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, gjeneralmajor Ozkan Ulutash ka vizituar sot kampin “Novo Selo”, ku është takuar me personelin e Batalionit Manovues të KFOR-it.

Në postimin nw Facebook të këtij misioni, thuhet se gjatë vizitës së tij, Ulutash u informua nga komandanti i Batalionit të Manovrës, nënkoloneli Jace Walden, mbi aktivitetet në vazhdim dhe situatën aktuale të sigurisë.

“Nënkolonel Walden theksoi bashkëpunimin efektiv të zhvilluar në mes të Batalionit, Policisë së Kosovës dhe organizatave të tjera të sigurisë së Kosovës. Gjeneralmajor Ulutash lavdëroi nënkolonelin Walden për udhëheqjen e tij dhe për kontributin e çmuar të personelit të tij në përpjekjet e përditshme të KFOR-it”, thuhet tutje në shkrim.

Të ngjashme