Ulutashi takohet me Muhaxherin, kryetarin e BIK-ut në Pejë dhe igumenin e Manastirit të Deçanit

Prishtinë | 04 Qer 2024 | 19:49 | Nga Ekonomia Online

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, është takuar sot me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin, kryetarin e Bashkësisë Islame në Pejë, Musli Arifajn dhe igumenin e Manastirit të Deçanit, Sava Janiqin.

Sipas njoftimit, këto takime të Ulutashit ishin pjesë e ndërveprimeve të rregullta me shumë bashkëbisedues të tij në Kosovë dhe në rajon.

“Komandanti i KFOR-it përsëriti përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të mbështetur të gjitha përpjekjet drejt sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën, për të mirën e të gjitha komuniteteve, dhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme