Umtiti lëndohet gjatë stërvitjeve individuale

Prishtinë | 09 Maj 2020 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti ka pësuar lëndim të pulpit në kthimin e tij në stërvitje individuale. Këtë e ka bërë të ditur të shtunën klubi i La Ligas spanjolle.

Francezi 26-vjeçar ka vuajtur nga lëndime të gjurit dhe të shputës në edicionet e fundit. Nuk është dhënë ndonjë datë se kur mund të kthehet mbrojtësi i qendrës.

Futbolli në Spanjë është pezulluar herët në mars për shkak të pandemisë së koronavirusit. La Liga shpreson të fillojë në qershor, ndonëse ende nuk ka datë të saktë.

Skuadrat këtë javë kanë nisur të kthehen në stërvitje individuale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme