“The Guardian” zgjedh 100 futbollistët më të mirë në botë, Messi i pari

Prishtinë | 22 Dhj 2017 | 14:15 | Nga

Lionel Messi është zgjedhur lojtari më i mirë në botë për vitin 2017 nga mediumi i madh botëror The Guardian.

The Guardian ka përpiluar listën e 100 lojtarëve më të mirë në botë për vitin që po lëmë pas, vitin 2017.

Lista e këtyre dy futbollistëve është përzgjedhur nga paneli prej 169 anëtarëve i përbërë nga 64 shtete të ndryshme të botës, të cilët votuan për futbollistët më të mirë të vitit.

 Çmimi i lojtarit më të miri për vitin 2017 i është dhënë sulmuesit të Barcelonës, Messi, i cili la pas vetes rivalin më të madh, Cristiano Ronaldon dhe Neymarin në vend të tretë.

Në ‘Top 10’ figurojnë emra tjerë të mëdhenj si Kevin de Bruyne, Harry Kane, Luka Modric, Kylian Mbappe, Roberto Lewandowski, Toni Kroos dhe Eden Hazard.

 Ndërsa, në listën prej 100 lojtarëve nuk mungojnë edhe emra tjerë të mëdhenj si Gianluigi Buffon, Luis Suarez, Andres Iniesta, Paulo Dybala, Mauro Icardi dhe Antoine Griezmann.

Ndryshe, ky është sondazhi i gjashtë radhazi vjetor nga mediumi i madh botëror. /Telegrafi/

Më poshtë keni listën e 100 lojtarëve më të mirë në botë për 2017:

Të ngjashme