Futbolli kosovar rikthehet sot në aksion me katër ndeshje të Kupës, vëmendja te kampioni

Prishtinë | 04 Shk 2023 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Futbolli kosovar rikthehet sot në aksion pas një pushimi të gjatë.

Rikthimi do të bëhet në Kupën e Kosovës.

Në program janë katër ndeshje të vlefshme për 1/8 e finales.

Kampioni i Kosovës, Ballkani do të luajë në shtëpi ndaj skuadrës nga Liga e parë FC A&N.

Një ndeshje tjetër interesante do të zhvillohet në qytetin e Prizrenit, aty ku Liria do të jetë nikoqire e Llapit.

Fernonikeli do të pret në shtëpi skuadrën e Trepçës ’89, ndërsa Flamurtari do të përballet me skuadrën e Vushtrrisë.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen nga ora 13:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme