Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, pret që të qëndrojë te ky klub pavarësisht paqartësisë së situatës së tij.
Qendërmbrojtësi francez është lidhur ngushtë me një transferim te Arsenali, pas një sezoni të vështirë te katalunasit ku lëndimet e kishin lënë për një kohë të gjatë jashtë.
Sidiqofotë, kampioni i botës me Trengjyrëshit thotë të jetë i lumtur te Barça dhe nuk pret që të largohet nga “Camp Nou”.
“Cilësia e jetës është shumë e mirë. Për mua, është vendi më i mirë për të luajtur dhe jetuar” ,a kthënë Umtiti për Hypebeast.
“Vendi, mentaliteti i njerëzve, ekipi im, lojtarët që i takoj përditë, sinqerisht nuk kam mundur të ëndërrroj më mirë”.