Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, priti në takim përfaqësueset e UN-HABITAT-it për Kosovë, Gwendoline Mennetrier dhe Arjeta Himadunan.
Shala në profilin e tij në facebook tregon se në këtë takim u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë në fuqizimin e kapaciteteve komunale planifikuese për të zhvilluar dhe rregulluar qytetet, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente si dhe angazhimin e shoqërisë civile në proceset e planifikimit.
Postimi i plotë i ministrit Shala:
Bashkëpunimi për realizimin e projekteve në pjesën veriore të Kosovës, promovimi i qeverisjes së mirë, siguria e pronës, zhvillimi i qëndrueshëm i vendbanimeve dhe planifikimi hapësinor gjithëpërfshirës ishin temat e diskutimit në takimin e realizuar sot me përfaqësueset e UN-HABITAT-it për Kosovë, znj. Gwendoline Mennetrier dhe znj. Arjeta Himaduna.
I njoftova përfaqësuesit e UN-HABITAT-it për nënshkrimin dhe procedimin për Qeveri të draftit përfundimtar të projektligjit për banim social dhe u zotuam të vazhdojmë bashkëpunimin në fuqizimin e kapaciteteve komunale planifikuese për të zhvilluar dhe rregulluar qytetet, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente si dhe angazhimin e shoqërisë civile në proceset e planifikimit.