UN Women nis fushatën “HeForShe” për barazi gjinore

Prishtinë | 11 Gus 2016 | 00:06 | Nga

UN Women Zyra në Kosovë nisi fushatën HeForShe në Kosovë gjatë DokuFest-it, më 10 gusht. HeForShe është një fushatë globale që angazhon burrat dhe djemtë në arritjen e barazisë gjinore.

Mesazhi kryesor i fushatës është që të drejtat e grave janë të drejta të njeriut, dhe se barazia gjinore është përgjegjësi e të gjithëve, duke siguruar mundësi dhe duke mbështetur mirëqenien e të gjithëve. Ajo kërkon një qasje inovative dhe përfshirëse që i njeh burrat dhe djemtë si partnerë për të drejtat e grave, dhe vë në pah se si edhe ata përfitojnë nga kjo barazi.

Nga barazia gjinore dhe fuqizimi i grave përfitojnë edhe burrat edhe gratë duke promovuar familje më të shëndetshme, rritje të mundësivë arsimore dhe të të ardhurave, dhe gëzimin më të plotë të të drejtave për të gjithë. Fushata mobilizon mbështetësit duke i inkurajuar ata të nënshkruajnë fushatën, të bëjnë premtime, dhe të ndërmarrin veprime për barazinë gjinore në www.heforshe.org. Kjo është një iniciativë e UN Women-it, Agjencionit të Kombeve të Bashkuara për Barazi Gjinore dhe Fuqizimin e Grave.

DokuFest është mbështetësi i parë zyrtar i HeForShe në Kosovë. UN Women është mirënjohëse për partneritetin dhe bashkëpunim me DokuFest në avancimin e barazisë gjinore përmes artit dhe medias. Nisja e fushatës në DokuFest përfshiu shfaqjen e dokumentarit Starless Dreams (Endërra pa Yje), të ndjekur me një diskutim me regjisorin e dokumentarit, Mehrdad Oskouei, i cili ka fituar çmime të shumta, dhe koordinatorin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Andrew Russell, rreth rolit të burrave dhe djemve në arritjen e barazisë gjinore.

Russell nënvizoi se “zhvillimi dhe mirëqenia e një shoqërie mbështetet në përdorimin e potencialit të plotë të të gjithë anëtarëve të saj. Megjithatë, gjysma e popullsisë, gratë dhe vajzat, luftojnë kundër diskriminimit politik, ekonomik dhe social. Prandaj, Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë e ka bërë barazinë gjinore një prioritet, jo vetëm për të ndihmuar gratë dhe vajzat në Kosovë që të përfitojnë të drejtat e tyre të plota që të kontribuojnë më tej në komunitetet e tyre, por edhe për të ndihmuar burrat dhe djemtë në realizimin e kësaj. Fushata HeForShe ilustron se barazia gjinore është punë e të gjithëve, për të mirën e të gjithëve.”

Gjatë diskutimit, Oskouei  tha se “me kohë, burrat dhe gratë kanë evoluar në role të ndryshme. Por unë besoj që do të tejkalojmë këtë ndarje dhe të jetojmë së bashku si një.”

Pas diskutimit, përurimi i instalacionit artistik “I SEE YOU SAW ME (Unë e shoh që ti më sheh)” nga dy artistë të Kosovës, Dardan Zhegrova dhe Tadi, u realizua në Kej, pranë lumit Bistrica. Vepra artistike e zbuluar është një skulpturë rozë në formë të luhatëses, që tregon nevojën e tjetrit për të funksionuar. Sipas artistëve, instalimi mban kuptimin “kam nevojë për ty të më ngritësh, ke nevojë për mua të të ngris – në mënyrë që të vazhdojmë të lëvizim. Titulli i instalacionit zbulon që tani e kuptojmë se jemi të barabartë, ose tani e di që ti e di që jemi të barabartë”. Skulptura është një metaforë për diversitetin dhe barazinë në gjini dhe seks.

Lëvizja solidariteti HeForShe u nis në nivelin global më 20 shtator 2014, nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun dhe Ambasadorja Globale e Mirësisë e UN Women-it, Emma Watson. Si rezultat, me qindra e mijëra mbështetës nga komunitete, qytetet dhe vende të botës – duke përfshirë kryetarë të shteteve, kryeshefë ekzekutivë, yje botërore, dhe njerëz nga të gjitha sferat e jetës – janë zotuar për barazi gjinore.

HeForShe është një platformë  e synuar online dhe më tej që përdor teknologjinë për të angazhuar një audiencë globale që të bëhen agjentë të ndryshimit për arritjen e barazisë gjinore në jetën tonë. Kjo qasje inovative dhe përfshirëse mobilizon njerëzit e çdo identiteti dhe shprehje gjinore si avokatë, dhe njeh mënyrat në të cilat ne të gjithë përfitojmë nga kjo barazi.

Mbi 1.3 miliardë mbështetës kanë nënshkruar për të bërë zotime të HeForShe për barazi gjinore. Fushata HeForShe kontribuon në avancimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZQs) për vitin 2030, veçanërisht OZQ- # 5 mbi barazinë gjinore dhe OZQ # 10 mbi reduktimin e pabarazive.

4_HeForShe

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme