UNDP-ja e mbështet Kosovën në rrugën e integrimeve evropiane

Prishtinë | 26 Kor 2017 | 17:02 | Nga

Ministrja në detyrë Mimoza Ahmetaj takoi shefin e UNDP për Kosovë Andrew Russell. Me këtë rast, Ministrja Ahmetaj falënderoi Russell për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet UNDP dhe Ministrisë së Integrimit Evropian në kuadër të agjendës Evropiane.

Ministrja Ahmetaj vlerësoi se UNDP është partner i rëndësishëm i qeverisë së Kosovës dhe mirëpret asistencën në veçanti për zbatimin e MSA-së, trashëgiminë kulturore dhe mbrojtjen e ambientit.

Ndërkaq Russell falënderoi Ministren për pritjen dhe vlerësoi lartë bashkëpunimin e deritanishëm, ku shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe asistencës në fushat e lartë përmendura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme