UNDP-ja i jep mbështetje Prokurorit të Shtetit

Prishtinë | 02 Shk 2017 | 15:35 | Nga

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim pune një delegacion të UNDP në Kosovë, të përbërë nga Alessandra Roccasalvo, zëvendës-përfaqësuese e Përhershme; Virgjina Dumnica, menaxhere e portfolios së sundimit të ligjit; Shqipe Neziri-Vela, menaxhere e projektit kundër korrupsion dhe Mato Meyer, këshilltar në projektin kundër korrupsion.

Gjatë këtij takimi, kryeprokurori Lumezi dhe përfaqësuesit e UNDP-së, kanë biseduar lidhur me mbështetjen e UNDP-së në luftën kundër korrupsionit, përkatësisht mbështetjen për Prokurorin e Shtetit në luftën e tij kundër veprave të korrupsionit të nivelit të lartë.

Në këtë takim bashkëbiseduesit u pajtuan që të bashkëpunojnë në zhvillimin e kapaciteteve të prokurorëve për specializim në lëndët kundër korrupsion, për hetimin e krimeve financiare dhe zhvillimin e aftësive të prokurorëve nga fusha e kontabilitetit për hetimin e krimeve financiare.

Po ashtu, gjatë këtij takimi u bisedua për zhvillimin e bazës së të dhënave për Prokurorin e Shtetit, si dhe lidhur me raportimin e Mekanizmit Përcjellës për Harmonizimin e Statistikave për Veprat Penale Karakteristike.

Gjithashtu, rëndësi të veçantë i është kushtuar edhe mbështetjes së UNDP-së në hartimin e strategjisë së komunikimit me publikun.

Kryeprokurori Lumezi tha se bashkëpunimi i deritanishëm ka qenë shumë i mirë dhe ka konfirmuar se institucioni i Prokurorit të Shtetit mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit me UNDP-në në Kosovë në luftën kundër korrupsionit.

LP4B2063

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme